Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar të enjten se ka regjistruar 24 incidente të verifikuara të sulmeve ndaj institucioneve shëndetësore në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
“Këto sulme kanë çuar në vdekjen e së paku 12 personave e lëndimin e 17 tjerëve. Së paku tetë nga të lënduarit dhe dy nga të vdekurit janë konfirmuar si punonjës shëndetësorë. Sulmet ndodhën mes 24 shkurtit dhe 8 marsit”, ka thënë OBSH-ja për CNN.
Një sulm me bombë në spitalin e maternitetit dhe pediatrisë në Mariupol, ndodhi në mbrëmjen e të mërkurës, duke çuar në vdekjen e tre personave. Autoritetet ukrainase kanë dënuar sulmin, ndërsa ky sulm është dënuar edhe nga shumë shtete tjera.