Alexander Rodnyansky, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina dëshiron më shumë mbështetje ajrore për t’ia mundësuar të krijojë zonën e saj të ndalimit të fluturimeve - duke shtuar se e gjithë Ukraina beson se nuk po merr mjaftueshëm ndihmë nga Perëndimi.
Sipas tij, perëndimi do të detyrohet të përfshihet më direkt në konflikt herët a vonë.
"Çfarë tjetër duhet të ndodhë që Perëndimi të kuptojë se ky është një konflikt në të cilin ata do të përfshihen gjithsesi më drejtpërdrejtë. Ju do të duhet të përballeni me këtë regjim në një mënyrë ose në një tjetër”, ka thënë Rodnyansky.
Sipas tij, sa më shpejt që Perëndimi ta kuptojë këtë, aq më mirë dhe më pak e kushtueshme do të jetë.
Ai thotë se po shikon jetët e panumërta që po humbasin në vendin e tij dhe pyet veten "pse Perëndimi është ulur duarkryq".