Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ministrat e jashtëm të Rusisë e Ukrainës janë dakorduar të takohen për bisedime. Bisedimet do të zhvillohen të enjten në Turqi, raporton BBC.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se shpreson që takimi në Antalya do të hapë rrugën për një armëpushim të përhershëm.
Nuk është e qartë se çfarë mundësie ka të bëhet përparim, veçanërisht pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se do të ndjekë qëllimet e tij qoftë përmes negociatave apo veprimeve ushtarake.
Turqia është anëtare e NATO-s, por presidenti turk është përpjekur të krijojë një qëndrim më ndryshe nga shtetet Perëndimore sa i përket pushtimit rus.
Derisa ai ka thënë se Turqia nuk e pranon atë që po i ndodh ukrainasve, sanksionet thotë se “pothuajse janë shnëdërrar në gjueti shtrigash kundër qytetarëve rusë, kundër letërsisë, studentëve dhe artistëve rusë”.
Ai ka veçuar Filarmoninë e Mynihut për shkarkim të dirigjentit të njohur Valery Gergiev, që është përkrahës i Putinit. Këtë e ka quajtur vendim qesharak.