Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se ka siguruar dokumente sekrete që “dëshmojnë” se Kievi po planifikonte një sulm në rajonet e drejtuara nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Agjencia e lajmeve Reuters ka njoftuar se Ministria ka publikuar gjashtë faqe të dokumenteve që dëshmojnë se Kievi po planifikon sulm ushtarak në rajonin Donbas.
Reuters nuk ka qenë në gjendje të verifikojë dokumentet, që janë të shkruara në gjuhën ukrainase.
Muajin e kaluar, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njohu si shtete të pavarura, Donetzkun e Luhanskun, dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës.
Ndërkohë më 24 shkurt, Rusia nisi ofensivën ushtarake në Ukrainë.