Botë

SHBA-ja: Rusia humbi deri në 10% të aseteve ushtarake të përdorura për pushtimin e Ukrainës

SHBA vlerëson se ushtria ruse ka humbur 8% deri në 10% të aseteve ushtarake të përdorura në pushtimin e Ukrainës, thotë një zyrtar amerikan. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se 8 deri në 10 për qind e aseteve ushtarake ruse të përdorura në pushtimin e Ukrainës janë shkatërruar.

Një zyrtar amerikan ka njoftuar se pajisjet e humbura përfshijnë tanke, avionë, artileri dhe mjete të tjera ushtarake.

Kjo është afër dyfishi i humbjeve që u raportuan javën e kaluar kur u vlerësua se Rusia kishte humbur 3 deri në 5 për qind të aseteve të saj ushtarake, raporton CNN.

SHBA-ja vlerëson se ushtria ukrainase ka humbur një përqindje të ngjashme të aseteve të saj, përfundoi zyrtari.