Botë

“Nëse do të isha larguar nga Ukraina, do të isha gjallë por jo njeri” - Zelensky

ABC News ka lëshuar një intervistë që ka bërë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn.

Përgjigjet e tij janë publikuar edhe në faqen zyrtare të presidentit.

Ai ka thënë se Ukraina duhet të ketë një marrëveshje të sigurisë të përbashkët me të gjithë fqinjët në të ardhmen.

Ai është pyetur edhe pse nuk është larguar nga Ukraina kur i është dhënë mundësia për këtë.

“Unë refuzova. Sepse si mundem? Unë jam qytetar i këtij shteti, president i zgjedhur në mënyrë legjitime. Nëse do të largohesha, jeta ime do të merrte fund. Do të isha gjallë, por nuk do të isha më njeri. Do të isha vetëm një trup. Nuk do ta respektoja veten. Dhe më e keqja nga të gjitha, çfarë do t’u thosha fëmijëve të mi. Kush jam unë? A jam sjellë si president? Si garantues i Kushtetutës? Kjo nuk është vetëm një frazë – garantues i Kushtetutës. Unë jam garantues i popullit tim. Kështu që duhet të qëndrojmë së bashku. Duhet ta mbrojmë veten së bashku. Për këtë arsye jam këtu. Unë e ndihmoj shtetit tim aq sa mundem. Unë e mbështes dhe jam krenar për ushtrinë time”, ka thënë Zelensky.