Botë

Zelensky: Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi vendet perëndimore se lufta nuk do të ndalet në Ukrainë dhe se një sulm ndaj lirive atje do të prekë pjesën tjetër të botës.

Gjatë një interviste për ABC World News të hënën, Zelensky theksoi nevojën për të siguruar hapësirën ajrore të Ukrainës, diçka që ai i ka kërkuar SHBA-së dhe NATO-s të ndihmojnë për ta bërë, pa dobi.

“Ne nuk mund të lejojmë që Rusia të jetë aktive vetëm atje, sepse ata po na bombardojnë, po dërgojnë raketa, helikopterë, avionë luftarakë, shumë gjëra”, ka thënë Zelensky.

"Ne nuk e kontrollojmë qiellin tonë”, ka shtuar ai.

Ai ka shtuar se beson se presidenti amerikan Joe Biden "mund të bëjë më shumë" për të ndalur luftën.

"Unë jam i sigurt se ai mund dhe unë do të doja ta besoja këtë. Ai është i aftë ta bëjë këtë”, ka thënë Zelensky.

Të hënën, Shtëpia e Bardhë ka thënë se Bideni mbetet i vendosur në angazhimin e tij për të mbajtur trupat amerikane jashtë konfliktit.