Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka thënë se afro 5 milionë ukrainas pritet të braktisin vendin si pasojë e bombardimeve ruse, raporton “The Guardian”.
Borrell ka thënë se Evropa duhet të përgatitet për fluksin e refugjatëve.
“Ne duhet të përgatitemi të pranojmë rreth 5 milionë njerëz. Ne duhet të mobilizojmë gjitha resurset për të ndihmuar ato shtete që pranojnë personat. Na duhen më tepër shkolla, më tepër qendra pranimi – më tepër çdo gjë”, ka thënë Borrell.
Ai është zotuar se do të shqyrtojë më tepër shpenzimet e ndihmës së BE-së në ato shtete që e kanë mbështetur Rusinë në mënyrë diplomatike apo kanë abstenuar nga kritikat ndaj pushtimit rus të Ukrainës.