Botë

Kina do t’i ofrojë ndihmë humanitare Ukrainës

Kryqi i Kuq i Kinës do t’i ofrojë ndihmë humanitare Ukrainës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ndërsa ka bërë thirrje që të vazhdohet me bisedime diplomatike, raporton BBC.

Ai ka insistuar se miqësia me Rusinë është shumë solide dhe se mundësia për bashkëpunim është shumë e gjerë.

Fjalët e ministrit kinez erdhën pasi kryeministri i Australisë, Scott Morrison, i bërri thirrje Kinës ta dënojë sulmin e Rusisë.