Ministria e Mbrojtjes së Britanisë ka njoftuar se bazuar në të dhënat e inteligjencës, Rusia është duke synuar ta limitojë qasjen e Ukrainës në lajmet e pavarura.
“Rusia me gjasë po shënjestron infrastrukturën e komunikimit të Ukrainës në mënyrë që të reduktojë qasjen e qytetarëve ukrainas në lajme të besueshme dhe informata. Rusia raportohet se ka goditur kullën televizive në Kharkiv dje. Kjo i pason një sulmi të ngjashëm në kullën televizive në Kiev më 1 mars. Qasje e Ukrainës në internet me gjasë po ashtu është penguar si rezultat i dëmit kolateral të sulmeve ruse”, është thënë nga Minsitria Britanike në Twitter.