Botë

Qindra të arrestuar në Rusi në protestat kundër luftës në Ukrainë

Mbi 600 protestues janë arrestuar nëpër 21 qytete ruse në protestat kundër luftës në Ukrainë, raporton grupi monitorues OVD-Info, transmeton BBC.

Figura kryesore opozitare ruse Alexei Navalny, i cili gjendet në burg, ka ftuar rusët të protestojnë kundër luftës në Ukrainë.

Grupi monitorues, duke cituar disa burime të mediave lokale, ka thënë se më tepër se 200 persona janë arrestuar në qytetin siberian, Novosibirsk.

Navalny ka bërë thirrje për protestime në sheshet kryesore të Rusisë në ora 14:00 me kohë lokale.

Sipas OVD-Info së paku 8000 protestues janë arrestuar në Rusi që kur nisi lufta në Ukrainë 11 ditë më parë.

Të shtunën pati protesta në mbarë botën kundër pushtimit rus të Ukrainës.