Botë

Mbi 1.5 milionë persona kanë ikur nga Ukraina

Më tepër se 1.5 milionë qytetarë kanë ikur nga Ukraina për në shtetet fqinje në 10 ditët e fundit, është njoftuar nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi, njofton BBC.

Është bërë kriza e refugjatëve që po rritet më së shpejti në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sulmet ruse në Ukrainë janë futur në ditën e 11-të.

Numri më i madh i ukrainasve ka ikur për në Poloni, ndërsa po ashtu shifra të konsiderueshme janë edhe në Hungari, Moldavi, Rumania, Sllovaki e Çeki.