Delegacionet e Ukrainës dhe të Rusisë do të mbajnë raundin e tretë të bisedimeve të hënën, ka njoftuar negociatori ukrainas David Arakhamia në faqen e tij në Facebook.
“Raundi i tretë i bisedimeve do të mbahet të hënën”, ka shkruar Arakhamia pa dhënë detaje shtesë.
Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi të dielën se negociatori rus Leonid Slutsky ka konfirmuar se të hënën do të vazhdojnë bisedimet.
“Gjatë raundit të dytë, pala ukrainase demonstroi aftësinë për të negociuar. Kuptoi se jetët e njerëzve janë në pyetje. Ky është prioriteti ynë i përbashkët. Së paku, kështu ishte gjatë bisedimeve”, tha më herët Slutsky.
Nuk është bërë e ditur vendi se ku do të mbahen bisedimet.