Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, në një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i ka thënë se Pekini është kundër çdo veprimi që i shton “benzinë zjarrit”, raporton “Global Times”.
Yi ka inkurajuar bisedimet direkte mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ka shtuar se kriza mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet dialogut.
Kjo ishte biseda e dytë telefonike mes Yi-s dhe Blinkenit.
Kina nuk ka dënuar sulmet e Rusisë në Ukrainë. Wang në bisedën telefonike me Blinkenin i ka bërë thirrje SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, që të mbajnë “bisedime fer” me Rusinë dhe të njohin shqetësimet e sigurisë që i ka Moska në lidhje me zgjerimin e NATO-s.