Botë

“Nuk e di se si arritëm të mbijetojmë”

Ndërsa bombardimet në kryeqytetin ukrainas vazhdojnë, gjithnjë e më shumë njerëz paguajnë çmimin e luftës.

Max dhe familja e tij ishin në banesën e tyre në Kiev kur u bombardua ndërtesa.

Ai i tha BBC-së se nuk e dinte se si kishin arritur të mbijetonin.

“Është krejtësisht e çmendur, është krejtësisht e pamundur”, tha ai.

Banesa e tyre u shkatërrua, siç tregohet në videon e mëposhtme.

Djali i madh i Maxit theu shtyllën kurrizore gjatë sulmit – diagnoza e tij është e mirë, thonë mjekët - ndërsa gruaja e tij gjithashtu u dërgua në spital me lëndime.