Botë

Murali i “vëllait” Putin shfaqet në Beograd

Një mural me imazhin e presidentit të Rusisë është shpalosur në një prej rrugëve të lagjes Vraçar në Beograd të Serbisë. “Vëlla” shkruan në cirilikë pranë muralit të Putinit.

Pas Putinit janë të pikturuara flamujt serb dhe rus.

Një ditë më herët, në Beograd, me protesta iu dha mbështetje pushtimit rus të Ukrainës. Serbia ishte i vetmi vend në Evropë që pati protestë të tillë, përderisa i gjithë Perëndimi ka dalë kundër Rusisë.

Serbia bashkë me Bjellorusinë janë të vetmet vende evropiane që s’kanë vënë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.