Botë

Pse është Mariupoli i rëndësishëm për luftën?

Granatimet e vazhdueshme të Mariupolit nga Rusia nënkuptonin që evakuimi i planifikuar - duke ofruar shpresën e largimit për mijëra banorë - duhej anuluar.

Qyteti është nën zjarr të fortë prej ditësh. Por pse është kaq i rëndësishëm strategjikisht?

Është një nga portet më të mëdha të Ukrainës në Detin e Zi - dhe një qytet kyç në rrugën midis Krimesë dhe Rusisë.

Nëse Rusia merr Mariupolin, mund të marrë kontrollin e një rruge që lidh rajonet në Luhansk dhe Donetsk, të cilat kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia, dhe Krimenë – të cilën Rusia e aneksoi më 2014.