Botë

Vritet heroi i Ukrainës

Kapiteni ukrainas, Valery Chibineev, i titulluar Hero i Ukrainës, është vrarë në Gostomel. 34-vjeçari u vra gjatë luftimit në qytetin afër Kievit.

Ai ishte komandanti i brigadës 79 të trupave ajrore.

Mori titullin Hero i Ukrainës në gusht të vitit 2016. Më 2015 ai mbrojti aeroportin e Donetskut.

Chibineev kishte ditëlindjen më 3 mars.

Ukraina ka hyrë në ditën e dhjetë të pushtimit rus. Rusia po tenton të futet në kryeqytet, por ka ngecur nga rezistenca ukrainase, që ndërkombëtarët e kanë quajtur rezistencë "të jashtëzakonshme".