Botë

Ukraina planifikon t’i evakuojë mbi 210 mijë njerëz nga Mariupoli dhe Volnovakha

Shpresohet se rreth 9,000 njerëz do të largohen nga Mariupoli, një qytet port kyç në Ukrainën jugore, nëse armëpushimi i planifikuar mbahet të shtunën.

Nënkryetari i bashkisë së qytetit ka thënë se Mariupol ka rregulluar 50 autobusë dhe ai beson se deri në 6,000 njerëz "mund të dalin me autobus për në Zaporizhzhia".

Të tjerët do të largohen me vetura, por këshilli i qytetit të Mariupolit ka thënë se do të ketë "disa faza" evakuimi gjatë disa ditëve.

Në total, Ukraina planifikon të evakuojë 200,000 njerëz nga qyteti jugor. Ndërkaq, në Volnovakha, shpresohet se 15,000 do t'i shpëtojnë luftës ruse.

Armëpushimi është aktualisht në fuqi, por do të përfundojë në orën 16:00 me orën lokale.

Ukraina thotë se Kryqi i Kuq është garantuesi i armëpushimit të përkohshëm, i cili thuhet se tashmë është thyer në rajonin e Zaporizhzhia.

Ministrja Iryna Vereshchuk ka thënë se qeveria po shqyrton raportet nga ushtria ukrainase se Rusia po përdor armëpushimin për të avancuar drejt Mariupolit.

Qyteti është një pikë kyçe strategjike për Moskën, pasi përmes tij mund të sigurojë një korridor tokësor midis Krimesë dhe rajoneve Donetsk dhe Lutesk.