Botë

Zëvendëspresidentja e SHBA-së pritet të dërgohet në Poloni

Shtëpia e Bardhë pritet të dërgojë në Poloni zëvendëspresidenten Kamala Harris, sipas një burimi të CNN.

Udhëtimi do të vinte pasi Shtëpia e Bardhë vazhdon të tregojë mbështetje për Ukrainën pasi ajo hyn në një fazë të re të rrezikshme në pushtimin rus.

Udhëtimi i fundit i Harris ishte në Këshillin e Sigurimit të Mynihut në Gjermani, ku ajo u takua me aleatët dhe partnerët e SHBA-së, përfshirë presidentin e Ukrainës Zelensky.

Zëvendëspresidentja amerikane foli me kryeministrat e Polonisë dhe Rumanisë me telefon në fillim të kësaj jave.