Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell ka shprehur mbështetjen e tij për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas një sulmi ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës nga forcat ruse, duke paralajmëruar se sulme të tilla mund të kenë pasoja "katastrofike".
“Sulmet ruse në afërsi të drejtpërdrejtë të termocentraleve bërthamore të Ukrainës mund të kenë pasoja katastrofike. Ata duhet të ndalojnë menjëherë”, ka shkruar Borrell në Tëitter të premten.
“Granatimet dhe zjarri që rezultojnë në termocentralin Zaporizhzhia mund të rrezikojnë të gjithë Evropën”, ka shtuar ai.
Russian attacks in the direct vicinity of Ukraine’s nuclear power plants can have catastrophic consequences. They must stop immediately.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 4, 2022
Shelling & resulting fire at #Zaporizhzhya powerplant can endanger the whole of Europe.
Support call for an emergency @UN Security Council.
Të premten, Inspektorati Rregullator Shtetëror Bërthamor i Ukrainës ka thënë se forcat ruse kishin "pushtuar" termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia.
Sipas një deklarate të ndarë nga Energoatom - operatori i energjisë bërthamore i Ukrainës - përmes Telegramit të premten, stafi i uzinës vazhdon të punojë në njësitë e energjisë, "duke siguruar funksionimin e qëndrueshëm të objekteve bërthamore".