Kanada dëshiron që NATO të diskutojë të gjithë skenarët për ta izoluar Rusinë, ka thënë ministrja e Jashtme, Melanie Joly, kur u pyet nëse aleanca duhet të konsiderojë ndalimin e fluturimeve mbi Ukrainë.
Joly ka thënë se vija e kuqe e NATO-s është që të anashkalojë nxitjen e konfliktit ndërkombëtar, raporto Reuters.
Por shtoi: “Duam të sigurohemi se skenarët po diskutohet”.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Rumanisë, Bogdan Aurescu, ka thënë se NATO duhet të përshtatë qëndrimin ushtarak në krahun e saj lindor me realitetin e ri pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Duhet të përshtatim qëndrimin me realitetin, që tregon se trupat ruse janë në Ukrainë dhe Bjellorusi, kështu që duhet të rimendojmë çdo gjë”.
E ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics, ka thënë për BBC-në se NATO duhet të “konsiderojë të gjitha mundësitë”. Ai tha se qeveritë nuk duhet “të përjashtojnë” asnjë burim që ndalon pushtimin.