Botë

Zelensky thirrje evropianëve: Ju lutem zgjohuni

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po bën thirrje për ndihmë urgjente mes raporteve se forcat ruse kanë bombarduar centralin bërthamor të Zaporizhzhia.

Në një adresim urgjent nga Kievi, në orët e hershme të së premtes, Zelensky paralajmëroi për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.

"Evropianët, ju lutemi zgjohuni!" lutet ai.

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi kanë biseduar të dy me ekipin drejtues të Zelensky.

IAEA po bën apel për ndalimin e përdorimit të forcës pranë termocentralit, duke paralajmëruar se do të ketë rreziqe të rënda nëse reaktorët goditen.

Asnjë ndryshim në nivelet e rrezatimit në termocentral nuk është zbuluar, por shqetësimet vazhdojnë mes bombardimeve të raportuara të vazhdueshme ruse.