Gorenka, një fshat i vogël në periferi të kryeqendrës së Ukrainës, Kiev, është goditur nga sulmet ruse.
Banorët kanë thënë se aeroplanët rusë kanë bombarduar fshatin në mëngjesin e të mërkurës, duke shkatërruar disa shtëpi.
Në video të shpërndarë nga qytetari Olexander Ok shihen dy aeroplanë duke fluturuar dhe dëgjohet zëri i shpërthimit.
Në video shihet po ashtu shkatërrimi si pasojë e sulmit.
Sipas banorëve lokalë, 12 fshatarë në Gorenka janë lënduar dhe dy kanë humbur jetën që nga pushtimi rus i Ukrainës që nisi javën e kaluar.