Qyteti bregdetar në jug të Ukrainës, Kherson ka rënë nën kontroll të forcave.
Banorët e Khersonit tregojnë se janë vendosur rregulla të reja nga qyteti tashmë.
Nina ka folur për BBC se si një nga rregullat është të mos provokohen ushtarët rusë.
“Tash në qytet është qetë. Dje ishte qetë po ashtu. Më herët, kishte luftime e shpërthime. Dje askush nuk doli nga shtëpitë, pasi ishte tepër rrezikshëm. Sot njerëzit po dalin, po mundohen të blejnë ushqim”, thotë Nina.
Por, ajo thotë se luftimet mund të dëgjohen në periferi të qytetit.
“Ne kemi disa rregulla që duhet ndjekur. U pajtuan me qeverinë tonë se nuk duhet të provokojmë ushtarët rusë. Nuk mund të jemi në grupe, nuk mund të vozisim shpejt. Ne duhet të jemi të gatshëm të ndalemi dhe të tregojmë se çfarë kemi në veturë e të mos provokojmë askënd”, thotë ajo.
Banorët tash kanë ujë, elektricitet dhe internet dhe po dëgjojnë se mund të pritet ardhja e furnizimeve mjekësore.
“Shpresoj të mos zgjasë shumë dhe të jemi në rregull. Gjithë njerëzit e zakonshëm janë kundër luftës, kundër luftimeve, por nuk mund të bëjmë asgjë”, tha Nina.