Botë

Në Mariupol s’ka rrymë, ujë dhe ngrohje

Autoritetet në Mariupol kanë akuzuar Rusinë për sulmin e qëllimshëm të infrastrukturës kritike civile të qytetit jugor të Ukrainës për të ushtruar presion mbi popullsinë e tij.

"Ne nuk kemi përsëri rrymë, ujë dhe ngrohje. Ata po thyejnë furnizimet ushqimore, duke na vendosur në një bllokadë, si në Leningradin e vjetër", ka thënë këshilli i qytetit në një deklaratë.

Mariupol, një port strategjik në Detin Azov, është ende në duart e Ukrainës dhe po ashtu është i rrethuar nga forcat ruse dhe pro-ruse, ka qenë në shënjestër të bombardimeve të vazhdueshme këtë mëngjes.

Ministria e Mbrojtjes e Moskës po u bën thirrje civilëve që të evakuojnë qytetin nga një i ashtuquajtur "korridor i gjelbër".

Por kryebashkiaku i qytetit thotë se kjo është e pamundur: “Nuk mund t'i nxjerrim të plagosurit as nga rrugët, as nga banesat, pasi granatimet nuk ndalen”.