Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavror, ka dalur në konferencë për media në Moskë, raporton BBC.
Ai përsëriti pretendimin rus se qeveria ukrainase është një regjim neo-nazist dhe thotë se bandat po plaçkitin qytete, përfshirë Mariupolin. Këto pretendime nuk janë vërtetuar nga asnjë medie ndërkombëtare.
Lavrov thotë gjithashtu se ukrainasit "tani po përpiqen të përdorin civilët si mburoja njerëzore".
Ai i referohet vazhdimisht Hollivudit dhe thotë se njerëzit nuk duhet “të shikojnë vetëm këtë film hollivudian” të shkruar nga mediat perëndimore “ku ka një të keqe të fundit”.
Ministri i Jashtëm rus thotë gjithashtu se NATO po përpiqet të forcojë sigurinë e Perëndimit me koston e Rusisë.
Ai e krahason SHBA-në me Napoleonin dhe Hitlerin, duke thënë se "në ditët e kaluara, Napoleoni dhe Hitleri kishin një qëllim për të nënshtruar Evropën - tani amerikanët e bëjnë këtë".
Ai thotë se anulimi i gazsjellësit Nordstream 2 "tregon vendin" e BE-së, duke sugjeruar se SHBA-ja qëndron pas vendimit.
Lavror ka thënë se presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se alternativa e vetme për sanksione është një luftë e tretë botërore – dhe Lavrovi shtoi se një luftë e tretë mund të jetë vetëm “luftë bërthamore”.
Lavrov tha se kjo është vetëm në kokën e politikanëve perëndimorë dhe jo në atë të rusëve.
"Nëse bëhet një luftë e vërtetë kundër nesh, atëherë ata që bëjnë plane të tilla duhet të mendojnë për këtë dhe për mendimin tim plane të tilla po bëhen", thotë ai.