Në një adresim në orët e vonshme të së hënës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se në 5 ditë, ka thënë se mbi 160 raketa janë lansuar në Ukrainë nga forcat ruse.
Ai ka shtuar se sulmet e sotme të Rusisë në qytetin Kharkiv, janë qartë krime lufte.
“Sulmet brutale të forcave ruse me artileri në Kharkiv janë qartë krime lufte. Kharkivi është qytet paqësor, ka zona paqësore banimi, nuk ka infrastrukturë ushtarake. Dhjetëra dëshmitarë mund të dëshmojnë se ishte shkatërrim i qëllimshëm i njerëzve: rusët e dinin saktësisht ku po qëllonin. Do të ketë definitivisht tribunal ndërkombëtar për këtë krim, është shkelje e gjitha konventave. Asnjëri në botë nuk do të falë vrasjen e qytetarëve paqësor të Ukrainës”, ka thënë Zelensky.