Botë

Franca zhvendos ambasadën nga Kievi në Lviv

Franca ka vendosur të zhvendosë ambasadën e saj në Ukrainë nga Kievi për në Lviv, ka njoftuar ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian të hënën.

“Ne kemi vendosur, që me kërkesë të presidentit të Republikës të transferojmë ambasadën tonë, që deri tash ka qenë në Kiev për në Lviv më në perëndim, për shkak të rreziqeve dhe kërcënimeve në kryeqendrën ukrainase. Ambasadori mbetet në Ukrainë për të përkrahur shtetasit tanë dhe po ashtu autoritetet ukrainase. Kërcënimet ishin mjaftueshëm të rëndësishme për të zhvendosur ambasadën”, ka thënë Le Drian për “BFMTV”.