Botë

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Luftimet në Ukrainë duhet të ndalen

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i është adresuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në takimin e parë emergjent që nga viti 1982, duke thënë për pushtimin rus “mjaft është mjaft”.

“Lufta në Ukrainë duhet të ndalet”, ka thënë ai, raporton CNN.

Lideri i OKB-së ka bërë po ashtu thirrje se vendosja në gatishmëri e forcave bërthamore nga ana e Rusisë, është “një zhvillim rrëqethës”.

“Thjeshtë ideja e një zhvillimi bërthamor është i paimagjinueshëm. Asgjë nuk mund ta justifikojë përdorimin e armëve bërthamore”, ka thënë Guterres.

Ai ka thënë se nga UNHCR-i është raportuar se afro 500 mijë ukrainas kanë ikur nga vendi, dhe ka raporte kredibile për dëmtim të ndërtesave të banimit dhe po ashtu infrastrukturës kyçe civile. Ai ka quajtur vdekjet e civilëve, përfshirë fëmijëve, si “totalisht të papranueshme”.

Ai shpreson që bisedimet direkte mes Ukrainës dhe Rusisë do të çojnë në një ndalim të menjëhershëm të luftimeve dhe në një zgjidhje diplomatike.