Qeveria e Ukrainës ka marrë vendim ushtarët t’i paguajë rreth 3000 euro në muaj. Kjo u bë e ditur nga autoritetet ukrainase nëpërmjet mediave online, derisa thuhet se rritje page do të pësojnë edhe forcat e sigurisë, shërbimet inteligjente, departamenti kryesor i Inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi i Transportit, personeli i urgjencave shtetërore, e të tjera.
Personeli ushtarak, sipas njoftimit, i përfshirë drejtpërdrejt në luftime ose rrit sigurinë kombëtare, pos pagës kryesore, do të ketë edhe shtesa.
Familjarët e ushtarëve të rënë në luftë gjithashtu do të paguhen nëpërmjet ndihmave financiare.
Vendimi u mor nga Kabineti i Ministrave.
“Nuk është për t’u falënderuar, kjo është bërë për mbrojtësit tanë, që e dinë se vendi u është mirënjohës. Shteti duhet të paguajë ta paguajë siç duhet këtë punë të rëndësishme”, kanë thënë autoritetet.