Botë

Ukraina kërkon urgjentisht të anëtarësohet në BE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të hënën që të pranojë urgjentisht Ukrainën në bllok.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që urgjentisht të pranojë Ukrainën duke përdorur një procedurë të re”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit, raporton CNN.

I pari i Ukrainës më tej tha se u janë mirënjohës partnerëve që qëndruan me ta.

“Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur”, ka shtuar ai.

Zelensky ka thënë se ai foli të dielën me presidentët e Portugalisë, Lituanisë, Francës dhe Polonisë, si dhe kryeministrat e Belgjikës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

"Mbështetja e koalicionit tonë kundër luftës është e pakushtëzuar dhe e paprecedentë”, ka përfunduar Zelensky.