Botë

Ushtria ruse shpall një korridor të sigurt për largimin e banorëve të Kievit

Ushtria ruse ka njoftuar për një korridor “të hapur dhe të sigurt” për civilët ukrainas që të largohen nga kryeqyteti ukrainas, Kiev, të hënën.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka deklaruar për thirrjen që i është bërë popullit të Kievit, duke përmendur se popullsia civile nuk është në rrezik.

"Ne i bëjmë thirrje popullit të Kievit. Të gjithë civilët në qytet mund të largohen lirisht nga kryeqyteti i Ukrainës përgjatë autostradës Kiev-Vasilkov (Vasilkiv). Kjo rrugë është e hapur dhe e sigurt", ka thënë gjeneralmajori rus. “Edhe një herë dua të theksoj se forcat e armatosura të Federatës Ruse godasin vetëm objektivat ushtarake. Popullsia civile nuk është në rrezik”, ka shtuar ai, raporton CNN.

Autoritetet ukrainase kanë akuzuar forcat ruse se kanë shënjestruar infrastrukturën civile, duke përfshirë ndërtesat e banimit dhe shkollat.