Botë

Më shumë se 100 raketa janë lëshuar deri tani mbi Ukrainë

Sulmet fillestare ruse në Ukrainë që filluan në orët e para të së enjten kanë përfshirë "afërsisht më shumë se 100 raketa të llojeve të ndryshme të lëshuara nga Rusia, ka bërë të ditur të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

“Raketat përfshinin raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi si armë kryesore, por numri përfshinte gjithashtu raketa balistike me rreze të mesme, raketa lundrimi, raketa tokë-ajër dhe raketa të lëshuara nga Deti i Zi”, ka bërë të ditur ky zyrtar.

Të paktën 75 bombardues të rëndë dhe të mesëm ishin pjesë e sulmit fillestar në Ukrainë, ka shtuar zyrtari amerikan.

Rusia nisi "disa inkursione tokësore" në Ukrainë nga Bjellorusia, në veriperëndim të Kievit, ka shtuar zyrtari.