Ushtria e Ukrainës ka thënë se katër persona janë vrarë dhe dhjetë janë plagosur pasi një predhë goditi një spital në Vuhledar në rajonin Donetsk. Nga të lënduarit, gjashtë janë mjekë, raporton Guardian.
Ukraina ka thënë se Rusia ka kryer 203 sulme që nga fillimi i ditës, ndërsa po vazhdojnë luftimet përreth tërë territorit.
Ministria e Mbrojtjes tha se katër helikopterë ishin rrëzuar.
Luftimet po vazhdojnë në rajonin Luhansk, teksa raportohet se janë afruar edhe në kryeqytetin Kiev.
Rusia lëshoi sulmin në orën e hershme të së enjtes, ndërsa liderët botërorë e kanë dënuar veprimin e saj.