Botë

Zelensky: Po e krijojmë një koalicion anti-Putin

Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se janë duke e krijuar një koalicion anti-Putin.

Ai në Twitter ka shkruar se po pret për hapa vendimtar.

“Ne jemi duke krijuar një koalicion anti-Putin. Kam folur me von der Leyenin, Emmanuel Macronin, Karl Nehammerin dhe Recep Tayyip Erdoganin për sanksione konkrete dhe ndihmë për ushtrinë tonë. Ne jemi duke pritur veprimet vendimtare”, ka shkruar Zelensky.

Më herët Zelensky akuzoi Rusinë se e ka sulmuar Ukrainën në pabesi siç kishte bërë Gjermania Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.