Reagimet e komunitetit ndërkombëtar ndaj pushtimit rus të Ukrainës ka qenë i shpejt, ku disa liderë kanë premtuar valë të re më të ashpër të sanksioneve, ndaj Moskës në orët në vijim, raporton CNN.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka dënuar këtë sulm të Rusisë.
“Është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Evropën”, ka thënë Scholz. “Nuk ka justifikim për asnjë nga këto – kjo është luftë e bërë nga Putini”.
Bashkimi Evropian në anën tjetër po ashtu ka reaguar ashpër dhe i ka bërë thirrje Putinit të tërhiqet.
“Ne kërkojmë nga presidenti Putin të ndalojë operacionet ushtarake ruse menjëherë dhe pa kushte të tërheqë gjitha forcat dhe pajisjet ushtarake nga gjithë territori i Ukrainës”, thuhet në reagimin e BE-së. “Rusia e ka përgjegjësinë e plotë për këtë akt të agresionit dhe gjithë shkatërrimet dhe kostot jetësore që do t’i sjellë”.
Dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, që ka qenë ndër ndërmjetësuesit kyç në tentimin e Evropës për të parandaluar pushtimin e Ukrainës nga Rusia, shkroi: “Franca qëndron në solidaritet me Ukrainën. Qëndron me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët për t’i dhënë fund kësaj lufte”.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, ka thënë se vendi i tij do të ofrojë ndihmë humanitare nëse i duhet Ukrainës.
“Izraeli ka përvojë të gjatë në lufta dhe lufta nuk është mënyrë për të zgjidhur konfliktet”, ka thënë Lapid.