Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka mirëpritur veprimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për letrën që Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i ka nisur Moskës në lidhje me propozimet ruse për sigurinë, këtë të mërkurë.
një postimi në Twitter, Borrell ka bërë thirrje ndaj Rusisë që të pranojë këtë letër, teksa ka rikujtuar se Bashkimi Evropian ka qasje të njëjtë me Shtetet e Bashkuara në përpjekjet për të lehtësuar situatën në Ukrainë.
“Rruga diplomatike ofron zgjidhjen e vetme të qëndrueshme për popullin e Ukrainës dhe popullin e Evropës. I bëj thirrje Rusisë ta marrë atë. BE dhe SHBA janë të bashkuar në qasjen tonë”, ka shkruar Borrell.
I welcome @secblinken’s written response to Russia’s security proposals.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) January 26, 2022
The diplomatic path offers the only lasting solution to the people of Ukraine and the people of Europe.
I urge Russia to take it. The EU and the U.S. are united in our approach.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë përgjigje ndaj kërkesave ruse për sigurinë. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha se dokumenti i dorëzuar personalisht nga ambasadori i SHBA-së në Moskë, John Sullivan, adresonte shqetësimet e Rusisë dhe ngriti ato të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të hapura për dialog.