Botë

3.500 protestues kundër luftës në Ukrainë janë arrestuar në të gjithë Rusinë

Rreth 3.500 protestues kundër luftës thuhet se janë arrestuar sot në të gjithë Rusinë, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax duke cituar ministrinë e brendshme.

Sipas raportit rreth 2.500 njerëz morën pjesë në protestat në Moskë të dielën, nga të cilët 1700 u arrestuan.

1500 persona të tjerë protestuan në Shën Petersburg, ku 750 u arrestuan më pas.

Gjithsej 1200 persona të tjerë morën pjesë në protesta në pjesë të tjera të vendit me 1061 prej tyre u arrestuan.

Ata që u arrestuan u dërguan në stacionet e policisë lokale për t'u marrë në pyetje ku “po vendoset çështja e sjelljes së tyre para drejtësisë”, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme.

Sipas faqes së internetit të të drejtave të njeriut OVD-Info, gjithsej 10,946 persona janë arrestuar në protestat kundër luftës në të gjithë Rusinë që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë.