Botë

Talebanët me forcë ajrore më të madhe se shumë shtete të NATO-s

Talebanët kanë arritur të konfiskojnë mjete ushtarake ajrore në vlerë miliona eurosh, duke përfshirë helikopterë të blerë nga Amerika dhe aeroplanë sulmues, duke u bërë fuqi më e madhe se të paktën një e treta e anëtarëve të NATO-s.

Gjatë muajve të fundit, talebanët u kapën me pajisje të shumta, ndërsa tash janë ngjitur në ajër me një helikopter “Black Hawk” në vlerë gjashtë milionë dollarësh.

Siç raportohet, shefat e talebanëve kanë urdhëruar trupat e tyre të zënë pilotët e Forcave Ajrore Afgane, e që kishin marrë trajnime të shtrenjta nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre për aeroplanët luftarakë të nivelit më të avancuar.

Të martën, talebanët festuan në aeroportin e Kabulit, pas përfundimit të evakuimit.

Forca Ajrore Afgane deri më 30 qershor raportohet se kishte 167 flota ajrore, përfshirë 108 helikopterë e 59 aeroplanë. Para rënies së Kabulit, Uzbekistani kishte konfirmuar se 46 flota ajrore afgane kishin arritur në shtet për të parandaluar mundësinë që t’u ngelin në duart e talebanëve.

Një nga komandantët amerikanë, gjenerali Frank McKenzie, u shpreh se trupat amerikane kanë çaktivizuar 73 flota para se të largoheshin nga shteti.

Kjo i lë talebanët me 48 sosh duke e vënë atë mbi shumë shtete pjesëtare të NATO-s, përfshirë Shqipërinë.

Me këtë shifër, talebanët kanë fuqi më të madhe ajrore se 10 shtete të NATO-s nga 30 sa janë gjithsej, duke lënë prapa edhe forcat aleate si Shqipërinë, Bosnjën, Estoninë, Islandën, Letoninë, Lituaninë, Luksemburgun, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë.