Botë

28 të vdekur pas përplasjes së autobusit që transportonte pelegrinë në Iran

Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 28 persona kanë mbetur të vdekur pasi një autobus që transportonte pelegrinë pakistanezë është përplasur në Iran, raportojnë mediat shtetërore iraniane.

Përplasja ndodhi të martën në mbrëmje në provincën qendrore iraniane Yazd, për shkak të një defekti në sistemin e frenimit, raportoi Reuters, duke cituar një hetim preliminar të policisë.

23 pasagjerë të tjerë janë lënduar, shtatë prej tyre në gjendje kritike, ka bërë të ditur drejtori i menaxhimit të krizave të provincës për televizionin shtetëror.

Pelegrinët udhëtojnë nga provinca Sindh në Pakistan për në qytetin e shenjtë të Irakut, Qerbela, për të përkujtuar një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin shiit.

Rreth 53 persona besohet se kanë qenë në autobus në kohën e përplasjes, duke përfshirë pelegrinët nga Larkana, Ghotki dhe qytete në Sindh.

Njëmbëdhjetë gra dhe 17 burra janë midis atyre që vdiqën në aksident, sipas drejtorit të menaxhimit të krizave, Ali Malekzadeh.

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari ka thënë se po mobilizonte ministrinë e Jashtme për të riatdhesuar trupat e të vdekurve në aksident dhe për të ofruar ndihmë për të plagosurit.

Irani është i njohur për sigurinë e dobët në trafik, me rreth 20,000 vdekje në vit për shkak të aksidenteve.