Botë

26 të vdekur nga tornadot në SHBA

Të paktën 26 persona kanë mbetur të vdekur nga tornadot që ndodhën në disa qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportoi të dielën Reuters.

Shumë shtëpi janë shkatërruar e mijëra kanë mbetur pa energji. Shtetet që përfshijnë Arkansasin, Tennesseen, Illinoisin, Indianan, Alabaman dhe Mississippin kanë regjistruar viktima si rezultat i motit.

Sipas Washington Post-it, janë regjistruar më shumë se 60 raporte për tornado.

Guvernatorja Sarah Huckabee Sanders shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në shtetin e Arkansas të premten. Ajo tha se ka folur me presidentin Joe Biden për situatën, i cili premtoi ndihmë federale.

Disa fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Chicagos u vonuan ose u anuluan pasi pasagjerëve iu tha të strehoheshin për shkak të asaj që përshkroi si "mot i rëndë".