Botë

24 të vdekur në Meksikë pasi autobusi përplaset me rimorkion e një kamioni

Meksike

Të paktën 24 persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë të tjerë të lënduar, kur një autobus u përmbys në Meksikën qendrore pasi u përplas me një rimorkio që ishte shkëputur nga një kamion që transportonte misër.

Përplasja ndodhi mesnatën e së premtes kur autobusi po largohej nga shteti perëndimor i Meksikës Nayarit, për në Ciudad Juarez në Meksikën veriore. 

Të plagosurit po trajtohen në një spital në Zacatecas, raporton AP.

Juan Manríquez Moreno, koordinator i Gardës Kombëtare në Zacatecas, ka thënë në një videodeklaratë të shpërndarë në mediat sociale se rimorkioja e kamionit u shkëput në një autostradë. 

Autobusi i pasagjerëve u përplas me rimorkio dhe u përmbys në anën e djathtë.