Botë

2 të vdekur dhe 5 të zhdukur pas fundosjes së varkës në lumin Danub në Hungari

Danub

Policia ka njoftuar se dy persona kanë humbur jetën dhe pesë janë zhdukur pas fundosjes së një varke në lumin Danub në Hungari, raporton agjencia “AP”.

Policia hungareze mori një informatë të shtunën në mbrëmje se një burrë ishte gjetur i gjakosur në kokë në bregun e Danubit pranë qytetit të Veroces, rreth 50 kilometra në veri të kryeqytetit, Budapest. Policia përcaktoi se burri ishte përfshirë në një aksident me varkë dhe trupat e një burri dhe një gruaje u zbuluan më vonë aty pranë, raporton AP. 

Disa orë pasi policia filloi kërkimin e tyre, ata zbuluan një varkë të dëmtuar në ujë, të cilën e tërhoqën në breg. Ata janë ende në kërkim të pesë personave të tjerë, të gjithë të rritur, të cilët besohet se ishin në varkë.

Policia ka bërë të ditur se përcaktoi se një varkë hoteli kishte qenë në zonë në momentin e aksidentit. 
Aksidenti vdekjeprurës vjen pesë vjet pasi të paktën 27 persona vdiqën në Budapest kur një anije lundrimi në lumë u përplas me një anije turistike më të vogël, duke e fundosur atë brenda disa sekondash.

Policia njoftoi  të dielën se ka nisur procedimin penal ndaj një autori të panjohur për dyshimin se ka rrezikuar transportin ujor dhe ka shkaktuar vdekjen e disa personave.