Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 19 palestinezë në Rripin e Gazës të mërkurën, duke përfshirë një punëtor shpëtimi, kanë thënë zyrtarët palestinezë, teksa trupat kanë intensifikuar ofensivën në pjesën veriore të territorit, duke bombarduar një spital dhe disa shtëpi, raporton Reuters.
Mjekët kanë thënë se të paktën 12 njerëz janë vrarë në një sulm izraelite në një shtëpi në zonën e Jabalias në veri të Gazës dhe të paktën 10 njerëz mbeten të zhdukur, teksa vazhdojnë operacionet e shpëtimit. Një burrë është vrarë nga predhat e tankut.
Hussam Abu Safiya, drejtor i spitalit “Kamal Adwan” në Beit Lahiya, një nga tri objektet shëndetësore që mezi operojnë në zonën veriore, ka thënë se spitali “është bombarduar përgjatë të gjitha departamenteve pa paralajmërim”.
“Pas arrestimit të 45 anëtarëve të stafit mjekësor dhe kirurgjikal dhe refuzimit të hyrjes së një ekipi zëvendësues, ne tani po humbasim çdo ditë pacientë të plagosur, të cilët mund të kishin mbijetuar nëse do të kishim burimet në dispozicion”, ka thënë ai. “Fatkeqësisht, ushqimi dhe uji nuk lejohen të hyjnë dhe asnjë ambulantë nuk lejohet të futet në veri”.
Në spital ndodheshin 85 të plagosur, mes tyre edhe gra dhe fëmijë, gjashtë në kujdesin intensiv. Shtatëmbëdhjetë fëmijë kishin ardhur me simptoma të kequshqyerjes si pasojë e mungesës së ushqimit. Një burrë vdiq nga dehidratimi një ditë më parë, ka shtuar Abu Safiya.
Operacionet izraelite në Gaza janë fokusuar për javë të tëra në skajin verior të territorit, ku ushtria ka rrethuar tre qytete të mëdha dhe ka urdhëruar banorët të largohen.
Në Sabra, periferi të qytetit të Gazës, shërbimi i emergjencës civile palestineze tha se një sulm ajror izraelit shënjestroi nga ekipet e tij gjatë një operacioni të shpëtimit, duke vrarë një anëtar të stafit dhe duke plagosur tre të tjerë. Në lagjen e afërt Zeitoun, një sulm izraelit në një shtëpi vrau dy persona, thanë mjekët.
Vdekja në Sabra rriti numrin e anëtarëve të shërbimit të urgjencës civile të vrarë që atëherë në 87, ka thënë shërbimi.
Në Rafah, në jug, mjekët thanë se tre burra u vranë dhe të tjerë u plagosën në dy sulme të ndryshme ajrore izraelite.
Fushata 13 mujore e Izraelit në Gaza ka vrarë rreth 44 mijë njerëz dhe ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e enklavës të paktën një herë.