Botë

17-vjeçari futet në aeroplan me pushkë, por kapet nga pasagjerët

jetstar

Foto: Associated Press

Një 17-vjeçar me një armë të mbushur ka hyrë në aeroplan nga një aeroport australian, por është ndalur nga një pilot dhe dy pasagjerë.

Djali është çarmatosur para se policia të arrinte dhe ta arrestonte.

Barry Clark, pasagjeri që e ndaloi të dyshuarin, ka thënë se djali bënte sikur ishte punonjës dhe u stresua kur u pyet nga stjuardesa në hyrje të aeroplanit, shkroi AP. 

“Ngrita sytë dhe brenda sekondat pash tytën e një pushke dhe mendova me vete se ajo nuk duhet të ishte në aeroplan”, ka thënë ai.

Clark më pas mori masa menjëherë dhe ndaloi djalin duke ia hequr armën.