Botë

14 të vdekur në një aksident trafiku në Ukrainë

Ilustrim

Ilustrim

Katërmbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur në një aksident të rëndë rrugor në Ukrainën perëndimore.

Një zyrtar i lartë rajonal ka thënë se deri te aksidenti ka ardhur pasi një kamion është përplasur me një minibus, raporton BBC.

Dymbëdhjetë pasagjerë, duke përfshirë një fëmijë 6-vjeçar, dhe dy shoferët kanë mbetur të vdekur, ndërsa një grua mbijetoi me lëndime të rënda, sipas zyrtarëve.

Për ngjarjen është hapur procedimi penal.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Verkhiv, në rajonin Rivne rreth orës 15:45 me orën lokale, ka bërë të ditur kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleksandr Koval, në kanalin e tij Telegram.

Po hetohen shkaqet e mundshme të asaj që ka ndodhur.

Fotot e postuara nga Ministria e Emergjencave tregonin rrënojat e një automjeti në fushë dhe lodrën e një fëmije të shtrirë në tokë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përmendi këtë në një videofjalim dhe derisa u shprehu ngushëllime të dashurve të atyre që vdiqën.