Të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur dhe 14 të tjerë të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Perunë jugore të martën, pasi një autobus është rrokullisur nga një rrugë buzë shkëmbit.
Eliza Durand, drejtoreshë e policisë rrugore, ka thënë se vetura ishte duke udhëtuar nga kryeqyteti Lima, për në Ayacucho.
Zyrtarët policorë nuk kanë treguar për shkakun e aksidentit.
Autostradat dhe rrugët janë të pasigurta dhe Peruja ka një vigjilencë të dobët ndaj tyre.
Policia ka raportuar se 3,100 njerëz kanë vdekur në aksidentet rrugore në vitin 2023.