Botë

13 palestinezë vriten nga sulmet ajrore të Izraelit mbi kampet e refugjatëve

Gaza

Gaza

Foto: Associated Press

Të paktën 13 persona janë vrarë në tri sulme ajrore nga Izraeli që goditën kampet e refugjatëve në Gaza, sipas zyrtarëve palestinezë, ndërsa bisedimet për armëpushim në Kajro duket se po bënin progres.

Në mesin e të vdekurve në kampin "Nuseirat" dhe “Bureij” ishin tre fëmijë dhe një grua, kanë thënë ekipet e kujdesit emergjent që i kanë dërguar në spital, raportoi AP. 

Më herët, një ekip mjekësor arriti me sukses ta kryente lindjen e një foshnje nga një palestineze që u vra në një sulm. 

Ola al-Kurd u vra me gjashtë persona të tjerë, por me shpejtësi u dërgua në spital me shpresën që t’ia shpëtonin foshnjën. Disa orë më vonë mjekët dhanë lajmin se foshnja kishte lindur mirë.