Një sulm me raketa ruse goditi një supermarket në qytetin ukrainas të Kostiantynivkas në rajonin Donetsk të premten, duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke plagosur 35 të tjerë, thanë zyrtarët ukrainas.
“Terroristët rusë goditën një supermarket të zakonshëm dhe një zyrë postare. Ka njerëz nën rrënoja”, ka shkruar presidenti Volodymyr Zelensky në platformwn X.
Shërbimet e urgjencës vazhduan të punojnë në gërmadha në kërkim të të mbijetuarve, shtoi ai.
Guvernatori rajonal, Vadym Filashkin, tha se Rusia sulmoi me raketa, raporton Reuters.
Shtëpitë e banimit, dyqanet dhe më shumë se dhjetëra automjete u dëmtuan gjithashtu në sulm, sipas postimit të Ministrisë së Brendshme në Telegram.
Kostiantynivka shtrihet vetëm rreth 13 kilometra nga linja aktive luftarake në lindje të Ukrainës. Pjesët e rajonit të Donetskut të kontrolluara nga Kievi janë rregullisht nën granatimet dhe sulmet ajrore ruse.
Rajoni është një nga zonat që ka vazhdimisht luftime pasi Rusia synon zona në drejtim të qendrës strategjike të logjistikës lindore të Pokrovskut.
Diku tjetër, Rusia ka akuzuar Ukrainën këtë javë për fillimin e një sulmi ndërkufitar në rajonin Kursk të Rusisë.